image Abazoviq takon Papën: Mali i Zi dhe Vatikani në lidhje mijëravjeçare

Rajon

Abazoviq takon Papën: Mali i Zi dhe Vatikani në lidhje mijëravjeçare

news image

Dritan Abazoviq, kryeministri në detyrë i Malit të Zi ka takuar kreun e Kishës Katolike Romake Papa Françeskun, në fillim të vizitës së tij zyrtare dyditore në Selinë e Shenjtë, me ftesë të Papës.

“Mali i Zi dhe Vatikani janë të lidhur me lidhje mijëravjeçare të karakterit universal, nga të cilat lindi një trashëgimi e pasur kulturore dhe historike”, ka thënë Abazoviq, transmeton Mina.

Pas takimit me Papa Françeskun, Abazoviq tha se Mali i Zi mund të jetë një vend ku do të zhvillohen takimet e liderëve të mëdhenj fetarë të botës, të cilët në këtë moment duhet të bëjnë një përpjekje dhe të kenë përgjegjësi shtesë për të promovuar idenë e paqes në botë.

“Mali i Zi mund të jetë një vend ku bashkohen mendimet, kulturat dhe traditat e ndryshme, por në një mënyrë që promovon vlerat universale të demokracisë dhe dialogut”, ka shtuar ai.

/GazetaSinjali/