image Abazoviq: S’ka të bëjë me emocione, por me ekonominë, eksportin më të madh e kemi me Serbinë

Politikë

Abazoviq: S’ka të bëjë me emocione, por me ekonominë, eksportin më të madh e kemi me Serbinë

news image

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazović ka folur për bashkëpunimin në mes vendeve të rajonit, në veçanti për raportet e Malit të Zi me Shqipërinë dhe me Serbinë.

Abazoviq tha se kjo çështje nuk ka të bëjë me emocione, por me ekonominë, pasi sipas tij, eksportin më të madh e kanë nga Serbia.

“E fuqishme është, pasi ka lidhje tradicionale në mes të Malit të Zi dhe Serbisë. Kam pa se edhe në Shqipëri është komentuar deklarata ime. Kjo nuk ka të bëjë me emocione, ka të bëjë me ekonominë. Ne e kemi eksportin më të madh me Serbinë. 90 për qind janë përfaqësues të Kishës ortodokse serbe, janë gjëra ekzistuese që krijojnë lidhje në mes të dy shteteve. Marrëdhëniet politike në këtë moment janë të dobëta, duhet të kemi një partnership më të sinqertë, nuk është në nivel të duhur”, tha Abazoviq në T7.

Tutje ai tha se ka qenë i frustruar me mosinteresimin e Shqipërisë për Malin e Zi.

“Shqipëria, ekziston mundësia me qenë shumë më e pranishme se sa që ishte. Interesimi i Shqipërisë në çështjet e Malit të Zi ka qenë në nivel shumë të vogël. Duhet të konstatoj se viteve të fundit e shoh një interesim pak më të madh. Ne duhet të kemi një lidhje shumë më të mirë. Duhet të krijojmë kushte. Kur i krijon kushtet e mira, njerëzit që kanë para kanë me ardhë edhe në Ulqin”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Abazoviq lidhur me raportet e Malit të Zi me Serbinë kishte deklaruar se “Mali i Zi nuk ka asnjë vend më të afërt dhe se problemet akute politike që ekzistojnë ose imponohen apo janë të imponuara nga dikush tjetër për arsye që ata i dinë, duhet të tejkalohen ashtu që të kuptojmë se sa më shpejt të arrijmë një bashkëpunim vëllazëror cilësor, aq më mirë do të jetë për qytetarët e Malit të Zi dhe qytetarët e Serbisë”./Gazeta Sinjali/