image Abazoviq në takim me Osmanin: E kemi detyrë të konkretizojmë projekte të përbashkëta

Politikë

Abazoviq në takim me Osmanin: E kemi detyrë të konkretizojmë projekte të përbashkëta

news image

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ku kanë diskutuar për projektet e përbashkëta mes dy vendeve.

Abazoviq ka bërë të ditur se takimi u zhvillua në margjinat e Samitit për Demokraci të Evropës Juglindore.

“Detyra e përbashkët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës është që në periudhën e ardhshme të konkretizojnë projekte me interes të përbashkët në fushën e ekonomisë dhe transportit. Ishte kënaqësi të bisedoja sot me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Budva”, ka shkruar kryeministri i Malit të Zi në një postim në Twitter.

/GazetaSinjali/