Kryeministri me detyrë teknike në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se njerëzit në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë, mendojnë se Millo Gjukanoviqi është e Mali i Zi dhe se gjithçka do të rrënohet pa të.
Në një intervistë për televizionin boshnjak “Federalna.ba”, tha se qytetarët e këtyre dy vendeve kanë perceptim të gabuar për situatën në Mal të Zi.
Megjithatë, Abazoviqi shtoi se asgjë nuk ka ndryshuar që nga shkuarja e Gjukanoviqit, dhe se Mali i Zi ende e njeh Kosovën si shtet, se është ende në rrugë drejt BE-së, dhe se nuk do të dalë nga NATO-ja.
“A e ka ndryshuar Mali i Zi emrin, flamurin, a ka dalë nga NATO-ja, a e ka tërhequr njohjen e Kosovës? E pse atëherë shtet serb vetëm pse ka fituar dikush tjetër? Dhe sepse dikush dëshiron të krijojë perceptimin se nëse nuk ka kriminelë, nuk ka as Mal të Zi”, deklaroi Abazoviqi në këtë intervistë.