image Abazoviq me pozitë të re në Malin e Zi

Rajon

Abazoviq me pozitë të re në Malin e Zi

news image

Dritan Abazoviq do të jetë në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Mal të Zi.

Ai do të mbajë dikasteret e Sigurisë, Ministrinë e Brendshme, të Mbrojtjes dhe agjencitë e shërbimit sekret, raportojnë mediat malazeze, transmeton Gazeta Sinjali.

Kryetari i partisë “Ura”, Dritan Abazoviq arriti të marrë katër mandate në zgjedhjet parlamentare, duke u bërë një faktor i rëndësishëm në formimin e koalicionit qeverisës në Malin e Zi.

Kujtojmë që Dritan Abazoviq, i lindur në Ulqin nga një familje shqiptare, nxiti debat në komunitetin shqiptar për faktin se në një intervistë televizive pati theksuar prejardhjen “serbe” të Gjergj Kastrioti Skënderbeut. /Gazeta Sinjali/