image Abazoviq: Kurtin e çmoj shumë, raportet me Ramën i kam vëllazërore, me Vuçiqin shumë të mira
[wp-story id="814678"]

Politikë

Abazoviq: Kurtin e çmoj shumë, raportet me Ramën i kam vëllazërore, me Vuçiqin shumë të mira

news image

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në një intervistë të fundit, ka folur për marrëdhëniet me kryeministrat Edi Rama e Albin Kurtin si dhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Abazoviq ka thënë se ka marrëdhënie të mira me Vuçiqin, të cilat janë kryesisht marrëdhënie kolegiale.

“Shumë të mira, raportet e mija me Vuçiq janë shumë të mira, janë kolegiale, të gjitha ato që fliten se Vuçiq se ka pasur dorë në grushtin e shtetit ose involvimin e qeverisë të re apo diçka tjetër për mua nuk janë reale. Ai është president në shtetin e vet, ne kemi shtetin tonë sovran, i cili ka politikën e vet. Atë çfarë unë mundohem të bëj edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama edhe me atë të Kosovës, edhe me të Kroacisë, Plenkoviç, edhe me kryeministrin e Bosnjës, edhe me Kovaçevskin, i cili është jashtëzakonisht bashkëpunues. Është për të pasur një marrëdhënie e cila është jo vetëm politike, por edhe personale, njerëzore sepse është një komponent shumë i rëndësishëm në Ballkan”, ka thënë Abazoviq në Opinion.

/GazetaSinjali/