image Abazoviq: Krerët e UÇK-së janë të pafajshëm dhe kjo do të vërtetohet në gjykatë

Politikë

Abazoviq: Krerët e UÇK-së janë të pafajshëm dhe kjo do të vërtetohet në gjykatë

news image

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në hagë, do të shpallen të pafajshëm.

I puetur mes raporteve me Kosovën pas fitores së Millatoviqit, Abazoviq ka theksuar se nuk do të ndërrohet raporti me Kosovën. I njëjti është shprehur i bindur se edhe presidenti i Malit të Zi do të bashkëpunojë me të njëjtin vullnet me Kosovën.

“Mendoj se nuk do të ndërrohet raporti me Kosovën. Raportet me Kosovën janë shumë mirë dhe në rregull, qeveritë bashkëpunojnë mirë. Jam i bindur se edhe presidenti do të bashkëpunojë me të njëjtin vullnet”, tha Abazoviq.

Mes tjerash, i pyetur për qëndrimin e tij në lidhje me ish-krerët e UÇK-së që janë duke u gjykuar në Hagë me pretendimin për krime lufte, ai është shprehur i bindur se ata janë të pafajshëm dhe kjo do të vërtetohet në atë gjykatë.

“Besoj se çdokush do të tregojë atë që ishte e vërteta dhe jam më se i bindur se njerëzit të cilët janë të pafajshëm do të tregojnë se janë të pafajshëm, njerëzit se kanë bërë ndonjë krim, kjo nuk ka të bëjë konkret me këtë çështje. Më herët ose më vonë do të ballafaqohen me ndonjë lloj të dënimit, kjo është edhe çështja e Gjykatës në Hagë. Shumë procese kanë qenë në Hagë lidhur me atë që ka ndodhur në ish-Jugosllavi. Por, jam më se i bindur se njerëzit që janë të pafajshëm, atë gjë do ta vërtetojnë në gjykatë dhe me atë do të vazhdojë më gjatë…ose nëse ndodh e kundërta do të ballafaqohet me ndonjë dënim. Shumë çështje që kanë të bëjnë me të kaluarën janë në gjyqe, kur them lokale është për ato shtetërore. Shumë herë njerëzve të pafajshëm i vihet ndonjë njollë dhe shumë herë njerëzve të fajshëm i jepet ndonjë dënim që është qesharak, ashtu që nuk e di sa i takon luftës në trevat e ish Jugosllavisë sa ka qenë efektive, qoftë në gjyqin ndërkombëtar apo në atë shtetëror”, tha mes tjerash Abazoviq.

/GazetaSinjali/