Kryeministri në mandatin teknik Dritan Abazoviq mohoi akuzat në drejtim të tij nga kryetari i PSD Rashko Konjeviq, lidhur me kontrabandën e cigareve.
Ai tha se nëse është e nevojshme do të tregojë skemën e kontrabandës pasi posedon dokumentacion të plotë.
“Ajo çanta që shkoi në Prokurorinë Speciale të Shtetit pas rënies së Qeverisë i vuri alarmin oktapodit kriminel dhe tani për të larguar vëmendjen nga vetja duan ta kalojnë vëmendjen te dikush tjetër. Kjo është tipike filozofia e një numri të caktuar njerëzish që e bëjnë këtë në vazhdimësi. Konjeviq është vetëm një zëdhënës i atyre njerëzve, mbrojtësi i mafies në Mal të Zi”, tha Abazoviq.
Ai bëri thirrje që të mos i prekin kolegët, por të merren vetëm me të, pasi ai është objektivi kryesor.