image Abazoviq i ashpër me Serbinë: Jemi shtet i pavarur, nuk ju pyesim për vendimet tona

Rajon

Abazoviq i ashpër me Serbinë: Jemi shtet i pavarur, nuk ju pyesim për vendimet tona

news image

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, për mediat malazeze është shprehur se ata nuk pranojnë që politika serbe të ndërhyjë në zhvillimet politike në Malin e Zi. 

Sipas tij, Qeveria e Serbisë duhet të ketë të qartë se Mali i Zi është shtet i pavarur dhe se vendimet të cilat i marrin janë demokratike, transmeton Gazeta Sinjali.

Qeveria e Serbisë është hatëruar pasi Parlamenti i Malit të  Zi e ka njohur gjenocidin i cili ka ndodhur në Srebrenicë. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, miratimin e rezolutës nga Parlamenti i Malit të Zi e kishte vlerësuar si vendim kundër serbëve.

Por Zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq, ka një përgjigje për këtë.

Të gjithë duhet të kenë të qartë po ashtu edhe Beogradi zyrtar i cili kohëve të fundit është duke u marr me Malin e Zi. Ne jemi shtet i pavarur dhe ne i marrim vendimet tona për fatin tonë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Qeveria e Malit të Zi nuk rrezikon të shkatërrohet, pavarësisht shkarkimit të ministrit të Drejtësisë, i cili mohoi gjenocidin në Srebrenicë.

Ai ka thënë se në asnjë mënyrë nuk do të bashkohet me partitë e vjetra për koalicion qeverisës, duke mohuar çfarëdo gatishmërie për rrëzimin e Qeverisë, në të cilën bën pjesë subjekti i tij.

“Ne nuk do të kthehemi me regjimin e vjetër. Përkundër se ka ndonjëherë mospajtime, fjalë të vrazhda dhe nervoz, unë jam i sigurt që deputetët e shumicës parlamentare nuk do të luajnë me rezultatin historik i cili është arritur në gusht, kur për herë të parë është aplikuar demokracia”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/