image Abazoviq fton Kosovën në Ballkan të Hapur: Shpresoj të jemi gjashtë shtete

Rajon

Abazoviq fton Kosovën në Ballkan të Hapur: Shpresoj të jemi gjashtë shtete

news image

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, nga samiti në Ohër, i cili po mbahet rreth “Ballkanit të Hapur”, ka deklaruar se qeveria të cilën e drejton ai, është pro secilës nismë që mund të shpie drejt një progresi.

Abazoviq tha se është pro Ballkanit të Hapur dhe madje tha se shpreson që edhe Kosova të merr pjesë në të, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ideja është kjo që vijon, hapi i parë është që të kemi marrëdhënie të mira dhe dialog, ky shpie në mirëbesimin tonë të ndërsjellë, që të mos kemi frikë nga njëri-tjetri dhe së bashku të veprojmë në aktivitete”, tha kryeministri i Mali të Zi.

Abazoviq foli për një ribrendim të Ballkanit Perëndimor që të ndryshojë imazhi i tij. Për këtë ai tha se duhet të ketë nisma të përbashkëta, ngaqë sipas tij, kjo është rruga e vetme që mund t’iu mundësojë poltikanëve të dëshmohen para qytetarëve të tyre.

Jemi të interesuar edhe për sezonin e zjarreve që bashkë me ju t’i ndihmojmë vendeve, jemi të interesuar të kemi edhe oferta të përbashkëta turistike. Edhe këtë vit ju ftojmë që të vini në mënyrë masovike në Mal të Zi. Unë pres që me këtë strukturë, që edhe me kryeministrin e gjashtë të Kosvoës, të vini në Mal të Zi që bashkë të ulemi e të flasim për nisma të përbashkëta. Kjo është rruga dhe mundësia e vetme që mund të dëshmohemi edhe para qytetarëve tonë, por edhe para Brukselit dhe Washingtonit“, vijoi tutje Abazoviq.

Kryeministri i Mali të Zi, tha se vetë liderët e rajonit largohen nga BE me veprimet e tyre, prandaj, sipas tij, duhet ndërruar qasja.

Kur keni liderë të Ballkanit që shkojnë në Bruksel e flasin kundër njëri-tjetrit, pa mundësinë për të gjetur zgjidhje për vete, krijojmë kushte për të qenë sa më larg BE. Shpresoj  që herën tjetër të jemi gjashtë shtete që do ulemi këtu e do flasim për nevojat e qytetarëve. Edhe mesazhi drejt BE do jetë shumë ndryshe nga është tani. Kjo pjesë e botës, pa marrë parasysh çdo vështirësi që ka kaluar i përket familjes së madhe europiane. Duhet të ndryshojmë sjelljen, deri diku edhe mentalitetin tonë. Duhet të dërgojmë mesazhe optimiste, jemi mjaft pesimistë për gjithçka që na ndodh këtu“, përfundoi i pari i qeverisë malazeze.

/GazetaSinjali/