image Abazoviq flet për padinë e Kosovës ndaj Malit të Zi, tregon se a do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy shteteve

Rajon

Abazoviq flet për padinë e Kosovës ndaj Malit të Zi, tregon se a do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy shteteve

news image

Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka paditur Komunën e Budvës dhe kompaninë “Sunraf Beach Properties”, duke kërkuar kthimin e rreth 4,500 metrave katrorë pronë në shëtitoren Rafailoviq.

Lidhur me këtë padi, ka folur edhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili ka thënë se kjo është çështje gjyqësore dhe nuk ndërlidhet me raportet politike mes të dyja vendeve.

E vërtetë, kam dëgjuar për ketë rast. Është rast që është në gjyqet e Malit të Zi, aty e kemi pas edhe një problem pak me Komunën e Ulqinit për mendim tim fare të padrejtë ka prek gjashtë milionë euro, bëhet fjalë për një sistem i cili që ka qenë në pronë të një rekreatuesi të Kosovës, ajo është çështje gjyqësore dhe unë mundem me thënë se në Mal të Zi ndoshta edhe në Kosovë, kemi shumë problem me sistemin gjyqësor edhe me sistemin e prokurorisë, ajo nuk ka të bëjë me këtë rast, ka të bëjë me rastet të cilat janë ekzistuese të cilat janë me dekada në gjyq dhe nuk fitojnë një epilog”, ka deklaruar Abazoviq.

Ai ka shtuar se shpreson se edhe kjo çështje, por edhe çështje të tjera të marrin në fund një epilog, duke shtuar se sistemi i dejtësisë është i pavarur.

“Shpresoj shumë që edhe kjo gjë do të përfundojë dhe kjo nuk hyn në ingerencë të Qeverisë, pasi që sistemi i gjyqeve funksion në mënyrë të pavarur, pro duhet me bë presion pozitiv edhe kjo lëndë por edhe tjerat të fitojnë në fund një epilog”, ka thënë Abazoviq për FrontOnline.

Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka kërkuar nga Gjykata e Kotorrit që të lëshojë masën e përkohshme që ndalon tjetërsimin e pronës deri në përfundimin e kësaj çështjeje në gjykatë.

Sipas padisë pretendohet se Kosova është pronare e kësaj toke dhe si provë i ka bashkangjitur një marrëveshje të blerjes të lidhur më 22 mars 1961 në Gjykatën e Qarkut të Kotorrit, ku parcelën prej 4,555 metra katrorë e kishte blerë Këshilli Social për Çështjet Politike dhe Sociale.

Komuna e Budvës, e përfaqësuar nga Sekretariati për Mbrojtjen e Pronës ka kundërshtuar procesin gjyqësor, duke kërkuar nga gjykata ta hedhë poshtë atë si të pavlefshme./Gazeta Sinjali/