image Abazoviq: Do bëj gjithçka për të parandaluar ekzistencën e “dy shteteve paralele në Mal të Zi”

Rajon

Abazoviq: Do bëj gjithçka për të parandaluar ekzistencën e “dy shteteve paralele në Mal të Zi”

news image

Qeveria e re e Malit të Zi duhet të ketë 7-8 detyra të qarta, ndër to janë vazhdimi i rrugës evropiane dhe përgatitjet për sezonin e ri turistik, thotë Dritan Abazoviq.

Shoqëria malazeze është ende e polarizuar, ka thënë në një intervistë për DW, Dritan Abazoviq, zëvendëskryeministër në mandatin e qeverisë së kaluar dhe kandidati kryesor për kryeministër të ardhshëm malazez.

Ne jemi këtu për të treguar se kohezioni social është i mundur”, thotë Abazoviq, duke theksuar se do të bënte gjithçka për të parandaluar ekzistencën e “dy shteteve paralele në Mal të Zi”.

Qeverisë së kaluar i mungonte mbështetja e një parlamenti funksional dhe një shumicë funksionale parlamentare. Kjo duhet të zhbllokohet tani. Por jo duke bërë zgjedhje të reja pa reformë zgjedhore. Është koha për të dalë nga një “perceptim primitiv i realitetit politik”, thotë Abazoviq, duke theksuar vazhdimisht nevojën për “pajtimin e Malit të Zi”.

/GazetaSinjali/