image Abazoviq akuzon PDS se nuk duan marrëveshje dhe normalizim

Rajon

Abazoviq akuzon PDS se nuk duan marrëveshje dhe normalizim

news image

Kryeministri në detyrë Dritan Abazoviq akuzoi Partinë Demokratike të Socialistëve se nuk duan marrëveshje dhe normalizimin e Malit të Zi sepse, siç tha ai, kjo i çon në shkatërrim politik.

“Nuk e kemi shfrytëzuar mundësinë për të zgjedhur gjyqtarë në datën 12 dhjetor, por duhet të hapim një thirrje të re për gjyqtarë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të kemi një mundësi tjetër nga fundi i janarit”, tha Abazoviq.

Procedura e konkursit, siç tha ai, është çështje e vullnetit politik.

I pyetur për rezervimin e deputetes së LQ ABR, Suada Zoronjiq në seancën e Komisionit Kushtetues të Parlamentit të Malit të Zi në korrik, Abazoviq tha se edhe sikur të kishte votuar, vetëm katër vota ishin “pro” në atë komision, çka sipas tij është lehtë e verifikueshme , cilido kandidat dë të kishte mbështetjen e koalicionit “E zeza në të bardhë” , por PDS vendosi për diçka tjetër.

Abazoviq po ashtu theksoi se ka kërkuar që të zgjidhet së paku një gjyqtar, ndërsa për zgjedhjet e jashtëzakonshme, ai tha se janë pro, por se zgjedhjet nuk mund të mbahen derisa të plotësohet kuorumi në Gjykatën Kushtetuese.

Lidhur me formimin e një qeverie të re, ai tha se kjo nuk është as reale e as e nevojshme para Vitit të Ri.

/GazetaSinjali/