image Abazi: Veprimet e drejta dhe të shpejta të qeverisë rezultuan në menaxhim model të kësaj pandemie

Kosovë

Covid-19/ Abazi: Veprimet e drejta dhe të shpejta të qeverisë rezultuan në menaxhim model të kësaj pandemie

news image

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi tha se veprimet e drejta dhe të shpejta të qeverisë dhe bashkëpunimi i qytetarëve ka rezultuar në një menaxhim model të kësaj pandemie në Kosovë.

Sipas tij, është sukses i madh për Kosovën, ministrin Arben Vitia, ekipet dhe individët e profesionistët që nga dita e parë dolën në frontin e luftës kundër COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sukses i madh për Kosovën, Ministrin Arben Vitia, ekipet dhe individët, profesionistët që nga dita e parë dolën në frontin e luftës kundër COVID-19. Fatkeqësi për gjithë planetin dhe keqardhje e ngushëllime për të gjitha jetët e humbura nga kjo pandemi! Veprimet e drejta dhe të shpejta të qeverisë dhe bashkëpunimi i qytetarëve ka rezultuar në një menaxhim model të kësaj pandemie. Bashkë do ta mundim të keqën”, ka shkruar Abazi në profilin e tij në Facebook./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10157046903750718&set=a.10150489335385718&type=3&theater