image Abazi: Pyetjet ishin sugjestive dhe të turpshme, por në atë grackë nuk ra ambassadori Grenell

Kosovë

Shkrim/ Abazi: Pyetjet ishin sugjestive dhe të turpshme, por në atë grackë nuk ra ambassadori Grenell

news image

Zëvendëskryeminsitri në detyrë, Haki Abazi, ka thënë se Richard Grenell e konfirmoi sot se Amerika i do patriotët dhe se pyetjet ishin sugjestive dhe të turpshme, por sipas tij, në atë grackë nuk ra ambassadori Grenell.

“Berat- Gurthyesi nuk ka bluar sonte. Asnjë pyetje nuk ka konfirmuar konspiracionin për terheqjen e ushtrisë dhe përkrahjes Amerikane. Amerika do të përkrahë qeverinë që eshte e zgjedhur me votën demokratike. Ajo votë është dhënë me 6 Tetor”, ka shkruar Abazi.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai thotë se Grenelli e konfirmoi se Amerika nuk i do servilët, por patriotët.

“Amerika nuk i do servilët, Amerika i do patriotët. Zhvillimi Ekonomik dhe shtetin ligjor e të drejtë e gjeni në çdo fjali të programit dhe angazhimet e pakompromis të LVV. Grenell konfirmoi sot”, ka shkruar Abazi.

Përderisa, tha se në takimin e tij sot me ambasadorin Kosnett është konfirmuar puna e shkëlqyeshme e Qeverisë për Covid-19 dhe vazhdimin e përkrahjes së SHBA-s per insitucioneve të Kosovës.

Richard Grenell sonte zhvilloi një intervistë të drejpërdrejt në emisionin Pressing./Gazeta Sinjali/