image Abazi: Po e "luftojnë" pandeminë duke e hequr reciprocitetin ndaj Serbisë

Politikë

Abazi: Po e “luftojnë” pandeminë duke e hequr reciprocitetin ndaj Serbisë

news image

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka reaguar për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Abazi tha se po e “luftojnë” pandeminë duke e hequr reciprocitetin ndaj Serbisë, transmeton Gazeta Sinjali.

“Qeveria ilegale antikushtetuese e Thaçit po e ”luftojnë” pandeminë duke e hequr reciprocitetin ndaj Serbisë. Të njejtit kanë aprovuar asociacionin antikushtetues, kanë festuar me shampanjë “liberalizimin e vizave”, kanë nënshkruar demarkacionin… kanë vjedhur shtetin, kanë paguar për ndarjen, dhe e kanë lënë vendin në baltën e turpit. Ndarja e vendit është misioni i këtij grupi ilegal antikushtetues”, ka shkruar Abazi. /Gazeta Sinjali/.