image Abazi për reciprocitetin: Qeveria ilegale Thaçi ka hyrë në koalicion me Listën Serbe, flasin për ndarje

Politikë

Abazi për reciprocitetin: Qeveria ilegale Thaçi ka hyrë në koalicion me Listën Serbe, flasin për ndarje

news image

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se reciprociteti hiqet pasi qeveria ilegale Thaçi ka hyrë me Listën Serbe në koalicion të nënshkruar dhe Serbia do të votojë kriminelët Sheshelin dhe Kapetan Draganin në parlamentin e Serbisë.

“Përderisa qeveria ilegale Thaçi ka hyrë me Listën Serbe në koalicion të nënshkruar dhe Serbia do të votojë kriminelët Sheshelin dhe Kapetan Draganin në parlamentin e Serbisë, këtu hiqet reciprociteti, flasin për ndarjen e marrëveshje, e këtu derdhin vrerë mbi LVV, Kurtin e Osmanin, dhe të gjithë të përzgjedhurit legjitim të 6 tetorit”, tha Abazi.

Derisa tha se Kosova ka Lëvizjen Vetëvendosje dhe popullin që do ta mbajë dhe do ta shpëtojë, sipas tij, nga këta mjeranë që paturpshëm paguhen nga taksat e qytetarëve, ndërsa flasin me servilitet dhe nënshtrim duke fyer dinjitetin e çdo votuesi.

“Me urrejtje e propagandë duan të mbulojnë turpin e shembjes së rendit demokratik e kushtetues duke u bërë pjesë e qeverisë Thaçit dhe duke siguruar përfitimet financiare të tyre në kurriz të fukarenjve. Ne jemi shumë, në jemi me popullin e populli është me Kosovën, në të gjithë jemi Kosova, dhe askush nuk mund ta ndalë ndryshimin e filluar me 6 tetor, e me 12 qershor do të festojmë ndryshimin”, ka thënë Abazi. /Gazeta Sinjali/