image Abazi: Ne në Kosovë duhet të jemi krenar se si e kemi menaxhuar këtë pandemi deri më sot

Kosovë

Pandemia/ Abazi: Ne në Kosovë duhet të jemi krenar se si e kemi menaxhuar këtë pandemi deri më sot

news image

Zëvendëskryeministri në detyrë nga radhët e Levizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, nëpërmjet një shkrimi të gjatë ka komentuar situatën me Covid-19 nëpër botë.

Abazi në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se në Kosovë njerëzit duhet të jenë krenar se si është menaxhuar kjo pandemi deri më sot.

“Ne në Kosovë duhet të jemi krenar se si e kemi menagjuar këtë pandemi deri më sot. Kjo është arritur duke u falënderuar të gjithëve në vijë e parë të frontit: Personelit mjekësor, farmaceutëve, policisë, FSK, prodhuesve e shitësve, furrtarëve, pastruesve të rrugëve, punëtorëve në KEK dhe ujësjellesit e qyteteve, institucioneve të qeverisë së Republikës së Kosovës, duarve që po ziejnë e po bëjnë ushqimin”, ka shkruar Abazi.

Tutje, Abazi ka shtuar se mosrepsektimi i vendimeve do të detyrojë personat dhe institucionet përgjegjëse të marrin masa për të siguruar që të gjithë të mbrojnë njëri tjetërin duke mos e rrezikuar askënd./GazetaSinjali/

Të dashur miq,Mbi 10,000 njerez kanë vdekur në Itali dhe mbi 2000 në SHBA deri tani, si rezultat i infektimit me…

Posted by Haki Abazi on Sunday, March 29, 2020