Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka numëruar punët që sipas tij i ka kryer Qeveria Kurti prej marrjes së mandatit më 3 shkurt të këtij viti.
Ai ka theksuar se puna e madhe që është bërë nga kjo qeveri ka bërë që ta rrëzojnë atë me 25 mars.
“Punë që u bë halë në sy”, ka thënë ai.
Lista e publikuar në Facebook, nis me përgjysmimin e pagave në Qeveri dhe përfundon me masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.
Tutje, Abazi shton se Qeveria Kurti ka trashëguar një masë të konsiderueshme të obligimeve të papaguara nga qeveria e mëhershme dhe nga komunat, një borxh të gjithmbarshëm në vlerë 328 milionë euro./GazetaSinjali/