image Abazi - Kosnettit: Nipi nuk mund të emërojë dajën drejtor të Telekomit

Kosovë

Politikë/ Abazi – Kosnettit: Nipi nuk mund të emërojë dajën drejtor të Telekomit

news image

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka reaguar pas shkarkimeve në Telekomin e Kosovës, duke thënë se në të ardhmen ‘nipi nuk mund të emërojë dajën e tij si drejtor të Përgjithshëm të Telekomit’.

Bordi i Drejtorëve i Ndërmarrjes Publike Telekomi i Kosovës ka shkarkuar kryeshefin Ekzekutiv, Bedri Istrefin, dy zëvendës-kryeshefat dhe zyrtarin Kryesor financiar.

“Po e vërtetë, është e mundur. Herët a vonë do të ndodhë që nipi nuk mund të emërojë dajën e tij si drejtor të Përgjithshëm të Telekomit dhe milionat e buxhetit publik të përvetësohen, ndërsa njerëzit jetojnë në varfëri. #çkapja është e mundur me LVV”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Reagimi i tij ishte mbishkrim mbi një postim të bashkëshortes së ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, Alison Kosnett e cila ka shkruar “Ai ka të drejtë. Çlirimi i shtetit të kapur është i mundur”. /Gazeta Sinjali/

Yes indeed, it is possible and sooner or later it will happen that the nephew no longer cannot appoint his uncle as CEO…

Posted by Haki Abazi on Sunday, April 26, 2020