image Abazi: Ata që e varfëruan shtetin për 20 vjet, tani po tentojnë të bllokojnë procese jetike

Kosovë

Politikë/ Abazi: Ata që e varfëruan shtetin për 20 vjet, tani po tentojnë të bllokojnë procese jetike

news image

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, ka akuzuar opozitën për varfërimin e Kosovës dhe keqmenaxhimin e të mirave publike, shkruan Gazeta Sinjali.

Abazi ka thënë se të njëjtit, sot, në “kundërshtim me interesin qytetar dhe të sektorit privat”, po tentojnë të bllokojnë procese jetike të vendit.

“Për 20 vite e kanë dështuar shtetin, sidomos në aspektin zhvillimor, duke e lënë vendin në varfëri, apo më saktë, duke e bërë atë më të varfrin në Evropë. Dhe sidomos të njohur janë për keqmenaxhimin e të mirave publike. Në kundërshtim me interesin e qytetarëve dhe sektorit privat, po vazhdojnë të tentojnë të bllokojnë procese që janë jetike për vendin”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Zëvendëskryeministri thotë se për ta është e vështirë të jenë në opozitë në këtë kohë, pasi sipas tij, kjo do të oshte koha ideale për të vazhduar “keqpërdorimin dhe manipulimin me paranë publike”.

“Është e vështirë me qenë në opozitë në këtë kohë, kur mendohet që do të ishte kohë ideale për të vazhduar keqpërdorimin e 20 viteve dhe me manipuluar me paranë publike, ndërsa disa mediave do t’ju mbyllej goja duke u shpërndarë ndonjë grant. Nuk janë larguar 200 mijë njerëz prej Kosovës nga të mirat që janë bërë. As librezë e sigurim shëndetësor nuk kanë. Nuk kanë treguar rezultat në gjendje normale, pak mund të thonë për gjendje të pazakontë e me COVID-19”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10156969213555718