Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar sot disa kandidatë për kryetarë të komunave, në prag të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në tetor.
Përmes një njoftimi zyrtar, partia bëri të ditur se Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së ka miratuar me vota unanime kandidaturat për disa komuna kyçe në vend.
“Sot, Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me vota unanime, miratoi këto kandidatura për kryetarë komunash në zgjedhjet komunale të tetorit.”
Lista e kandidatëve të miratuar është si më poshtë:
Gjakovë: Ardian Gjini
Pejë: Ali Berisha
Suharekë: Bali Muharremaj
Rahovec: Smajl Latifi
Klinë: Zenun Elezaj
Deçan: Bashkim Ramosaj
Prishtinë: Bekë Berisha
Artanë: Ajet Avdyli
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!