image AAK vazhdon mospërfilljen e masave, mbush një sallë në Deçan

Kosovë

AAK vazhdon mospërfilljen e masave, mbush një sallë në Deçan

news image

Partitë politike që prej vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti kanë filluar jozyrtarisht fushatën e tyre elektorale në qytete të ndryshme të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Krahas tubimeve, partitë politike po i shkelin edhe masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në krye me liderin e saj, Ramush Haradinaj, ka organizuar sot një tubim me qytetarët e Deçanit.

Në fotografitë e publikuara nga Haradinaj, shihen mbi 100 persona të grumbulluar në një sallë./Gazeta Sinjali/