image AAK tregon se si do të votojë nesër në seancën e jashtëzakonshme

Kosovë

Kuvendi/ AAK tregon se si do të votojë nesër në seancën e jashtëzakonshme

news image

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nesër pritet të votojnë për t’i dhënë fund ose jo legjislaturës aktuale. Partitë politike janë deklaruar se duan zgjedhje të jashtëzakonshme dhe që do të votojnë pro shpërndarjes së Kuvendit.

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës thonë se janë të gatshëm që nesër të vënë votën e tyre.

Ahmet Isufi, ka thënë se i gjithë grupi parlamentar i AAK-së do të votojë për shpërndarjen e parlamentit.

“Po, grupi parlamentar i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës do të votoj për shpërndarjen e parlamentit të Kosovës”,  tha Isufi.

Data e seancës për të votuar për shpërndarjen e Kuvendit ka ardhur pas dorëheqëses së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të vendit.

Këtë ai e bëri pasi mori ftesë të paraqitet në Gjykatën Speciale.

Kujtojmë se presidenti i vendit u kishte kërkuar koalicionit qeverisës një emër për mandatar në postin e shefit të Qeverisë por kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ishte përgjigjur si lider i koalicionit duke i kërkuar zgjedhje të reja.