image Haradinaj: Qëndrimet e Ramës në OKB konfirmojnë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë  

Politikë

Haradinaj: Qëndrimet e Ramës në OKB konfirmojnë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë  

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur fjalimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në OKB (Organizata e Kombeve të Bashkuara), ku ndër tjera, foli për Kosovën.

Nëpërmnjet një shkrimi në Facebook, Haradinaj tha se se këto qëndime të kryeministrit shqiptar konfirmojnë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në OKB dhe në institucionet euro-atlantike.

Postimi i tij:

“Qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, jo vetëm që janë të drejta por konfirmojnë edhe njëherë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në OKB dhe në institucionet euro-atlantike dhe të drejtën e Ukrainës që ta fitojë luftën kundër agresionit rus”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ka akuzuar Rusinë me fjalë të ashpra për agresionin në Ukrainë. Përveç përplasjeve që ka pasur me përfaqësuesin rus Vasili Nebenzia për çështje “procedurale” rreth seancës, Rama kur ka marrë fjalën ka përmendur edhe rastin e Kosovës duke thënë se Rusia ka abuzuar duke tentuar ta përdor si precedent.

“Abuzimi i përdorimit të së drejtës së vetos për fat të keq e ka mbajtur peng këtë Këshill Sigurimit, por nuk e ka bërë të hesht ashtu siç mund të dëshmojmë këtu në këtë takim” ka thënë ai.

“Rusia e të tjerë janë përpjekur ta përdorin apo më shumë ta keqpërdorin realitetin e ndryshuar në Ballkanin Perëndimor, sidomos lindjen e Republikës së Kosovës, për të justifikuar ëndrrat e tyre neoimperiale apo makthet e tyre që kanë eksportuar në Ukrainë. Pavarësisht sa përpiqeni Kosova, pavarësia e Kosovës është aprovuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë” ka shtuar tutje Kryeministri shqiptar.

/GazetaSinjali/