image AAK me aksion në Kuvend: Evropë, ku janë vizat?

Politikë

AAK me aksion në Kuvend: Evropë, ku janë vizat?

news image

Deputetët nga radhët e partisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës kanë zhvilluar një aksion në lidhje me mungesën e liberalizimit të vizave, shkruan Gazeta Sinjali.

Deputetët, Pal Lekaj dhe Besnik Tahiri kanë vendosur disa pankarta në foltore ku shkruhej se “Evropë ku janë vizat?” dhe “Evropë deri kur më?”.

Lidhur me këtë aksion, kryetari i parlamentit, Glauk Konjufca tha se duhet të merrej leje paraprakisht.

/GazetaSinjali/