image AAK mban nesër konferencë, pozicionohet për taksën dhe dialogun

Kosovë

Politikë/ AAK mban nesër konferencë, pozicionohet për taksën dhe dialogun

news image

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka paralajmëruar për nesër një konferencë për media.

Përmes një komunikate, ata kanë njoftuar se kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, në konferencë do të shpalosë qëndrimet e partisë lidhur me taksën dhe dialogun me Serbinë.

Konferenca fillon nga ora 13:00, në selinë qendrore të AAK-së.

Ndryshe, AAK e ka bërë tashmë të qartë pozicionimin e saj karshi dialogut dhe taksës.

Ky subjekt politik ka këmbëngulur që taksa ndaj Serbisë të mos hiqet nga Qeveria e Kosovës, pa garancinë për marrëveshje finale që siguron njohjen e Kosovës nga Serbia./GazetaSinjali/