image AAK-ja zyrtarizon sot kandidatët për zgjedhjet lokale

Politikë

AAK-ja zyrtarizon sot kandidatët për zgjedhjet lokale

news image

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur sot një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, ku pritet të zyrtarizohen të gjitha kandidaturat për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Partia ka konfirmuar se në komunat ku aktualisht qeveris – Gjakovë, Klinë, Suharekë, Rahovec e Deçan – do të garojnë sërish kryetarët aktualë.

Ndërkohë, AAK ka propozuar emra të rinj për komunat e tjera: Ali Berisha në Pejë, Bekë Berisha në Prishtinë, Nazim Gagica në Gjilan, Besnik Krasniqi në Prizren, Xhemile Murati në Ferizaj, Qazim Nimani në Mitrovicë, Faton Jakupi në Kamenicë, Agron Kuçi në Junik, Ukë Blakaj në Istog, Vildane Latifi në Fushë Kosovë, Baki Feta në Podujevë, Labinot Bislimi në Viti dhe Ilir Tasholli në Lipjan.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/