AAK-ja ka vendosur të shkojë në koalicion parazgjedhor me PSD-në, shkruan Sinjali.
Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të kësaj partie, anëtarët kanë votuar me shumicë për një koalicion me partinë e Shpend Ahmetit.
Pas mbledhjes, Haradinaj konfirmoi se kanë vendosur që të lidhin koalicion me PSD-në.
“Ka pasë plot diskutime. Por është votuar me shumicë votash, me vetëm dy abstenime koalicioni parazgjedhor me PSD-në”, ka thënë Haradinaj.
“Ne kemi paraparë një konferencë të përbashkët me kryetarin Ahmeti për këtë çështje”, ka thënë më tej ai duke mos dashur t’i sqarojë arsyet e këtij koalicioni.
Ky do të jetë koalicioni i parë për zgjedhjet e parakohshme, për të cilat do të vendoset në seancën e jashtëzakonshme të 22 gushtit. /Sinjali