Këshilli Drejtues i AAK-së do të mblidhet sot për të shqyrtuar mundësinë e garimit me një listë të përbashkët me PSD-në për zgjedhjet e ardhshme, raporton Sinjali.
Shefi i Grupit Parlamentar i kësaj partie, Ahmet Isufi në një prononcim për Sinjalin ka thënë se kjo parti do ta diskutojë sot një koalicion të mundshëm parazgjedhor me partinë e Shpend Ahmetit.
“Mund t’ua konfirmoj që sot do të mblidhet Këshilli i Aleancës dhe aty do të diskutohet një koalicion i mundshëm me PSD-në”, ka thënë Isufi.
Të njëjtën gjë do ta bëjë sot edhe Partia Socialdemokrate. Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie do të mblidhet gjithashtu për mundësinë e një koalicioni të tillë që mund të nënshkruhet sot. /Sinjali
Kosovë