image A vlen rregulli 2 javë në karantinë për Pacollin pas kthimit nga Zvicra, përgjigjet ministri Vitia

Kosovë

Pandemia/ A vlen rregulli 2 javë në karantinë për Pacollin pas kthimit nga Zvicra, përgjigjet ministri Vitia

news image

Ministria e Shëndetëisë ka marrë vendim që kushdo që hyn në Kosovë, duhet të izolohet për dy javë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, si masë parandaluese ndaj përhapjes së pandemisë Covid-19 në vend.

Ministri Arben Vitia, ka deklaruar se ky rregull është publik dhe zbatohet për të gjithë njëjtë, përfshirë këtu edhe kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ministri Vitia thotë se për Pacollt do të vlejnë rregullat e njëjta si për çdo qytetar tjetër.

“Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit publik të qytetarëve. Shëndeti i qytetarëve tanë është mbi të gjitha. Andaj, që në fillim të shfaqjes së rasteve të para me COVID-19 në vendin tonë, në koordinim të plotë me të gjitha ministritë e linjës, janë përcaktuar rregullat bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së”, ka thënë Vitia në një përgjigje për Kohën.