image A pritet të bie shi këtë javë, njihuni me parashikimin e motit

A pritet të bie shi këtë javë, njihuni me parashikimin e motit

news image

Gjatë kësaj jave, mbi vendin tonë do të ketë mot të qëndrueshëm, kjo si rrjedhojë e masave stabile të ajrit të cilat mbeten prezent gjatës kësaj periudhe të parashikimit.

Mëngjeset do të jenë të ftohta, kështu që mundësia për brymë mbetet evidente.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22 gradë Celsius.

Po ashtu, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka paraparë që të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira.

Java do të jetë e favorshme për mbjelljen e kulturave vjeshtore, pasi që ditët që lamë pas pati reshje në sasi të konsiderueshme të shiut. /Gazeta Sinjali/