image A po rreshtohet opozita kundër Kurtit? Fajësojnë Qeverinë për situatën në veri

Politikë

A po rreshtohet opozita kundër Kurtit? Fajësojnë Qeverinë për situatën në veri

news image

Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës në krye me Albin Kurtin, që shoferët të cilët lëvizin me targa ilegale me akronime si ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’, ‘DA’ apo ’ĐA t’i konvertojnë ato në RKS, ose në të kundërtën ndaj tyre të lëshohen fleta qortimi, ka çuar peshë gjithë veriun e vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Ishte ish-drejtori i Policisë Rajonale në Mitrovicë të Veriut, Nenad Gjuriq, ai i cili doli haptazi dhe deklaroi se pjesëtarët e Policisë nuk do të zbatojnë këtë vendim të Qeverisë. Kjo deklaratë u bë sebep që i njëjti të suspendohet nga detyra, nën dyshimet se ka konsumuar veprat penale ‘Sabotimi’ dhe ‘Thirrje për rezistencë’. Me suspendimin e tij pasuan edhe dorëheqjet e një pas njëshme të përfaqësuesve politikë e insititucionalë serbë, të cilët kanë marrë vendim që t’i bojkotojnë institucionet e Republikës së Kosovës.

E gjithë kjo situatë e krijuar ka nxitur reagime të mëdha në vend. Krerët e partive opozitare janë shprehur të shqetësuar me zhvillimet në veri dhe të njëjtit kanë kërkuar nga kryeministri Kurti që të japë detaje lidhur me ngjarjet dhe të ketë koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tjerë evropianë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në një reagim publik tha se situata është duke ndryshuar nga ora në orë dhe se sipas tij, rreziku i përshkallëzimit është evident.

Zhvillimet e sotme në veri të vendit shënojnë një akt të paprecedent, jo vetëm të cenimit të sovranitetit juridik e…

Posted by Memli Krasniqi on Saturday, November 5, 2022

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se siguria e Kosovës po sfidohet rëndë në veri të vendit. Ajo ka kërkuar që policët serbë që e patën aq të lehtë zhveshjen e uniformës së Policisë të Kosovës, ta kenë të pamundur kthimin. Sipas saj, Policia e Kosovës duhet të lirohet nga marionetat por edhe nga kaubojët. 

Siguria e Kosovës po sfidohet rend në Veri të Kosovës. Policet që zhveshen uniformat sot duhet të largohen përgjithmonë…

Posted by Ganimete Musliu on Saturday, November 5, 2022

Ndërkohë reagim pati edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës të cilët përmes një komunikate për media thanë se politikat populiste sjellin dëme për vendin, Qeveria të ketë koordinim të ngushtë me SHBA-në.

Komunikatë për MedieNë kohën e zhvillimeve të fundit në veri të vendit, Kosovës i duhet udhëheqje e matur që nuk bjen…

Posted by Lidhja Demokratike e Kosovës on Saturday, November 5, 2022

Goditje Qeverisë Kurti i dha edhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i cili tha se largimi i serbëve nga institucionet e Republikës së Kosovës, ka qenë projekt disa vjeçar i politikës fashiste të Serbisë. Por sipas tij, ajo çka është shqetësuese është se tanimë pjesë e këtij plani, me ose pa vetëdije, është bërë edhe Qeveria e Kosovës me Kurtin.

Largimi i serbëve nga institucionet e Republikës së Kosovës, ka qenë projekt disa vjeçarë i politikës fashiste të…

Posted by Driton Selmanaj on Saturday, November 5, 2022

Në të njëjtën linjë me bashkëpartiakun e tij qëndron edhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Skënder Hyseni, i cili drejtoi akuza të forta kah presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Kurti, duke thënë se Kosova po rrezikohet nga ta dhe të njëjtit po ia dorëzojnë veriun në pjatë Serbisë.

Vendimi politik i Listës Serbe për tërheqje nga të gjitha postet politike publike në vetvete nuk do të duhej të ishte…

Posted by Skender Hyseni on Saturday, November 5, 2022

Më i ashpër me kritika ishte kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili i bëri thirrje Kurtit ‘të reflektojë dhe të ndërprejë shkatërrimin e vendit’.

Sot me Këshillin e Përgjithshëm të Aleancës, riafirmuam vendosmërinë tonë për mbrojtjen e interesave nacionale të…

Posted by Ramush Haradinaj on Saturday, November 5, 2022

Por ishte ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë Hoti, Meliza Haradinaj Stublla, ajo që përmes një postimi në rrjetin social tha që opozita nuk duhet ta përdor Serbinë për vota e sulm ndaj Qeverisë. Sipas saj, pozitë e opozitë duhet të bëhen front i përbashkët politik kundër Serbisë.

Vuçiqi nuk e do marrëveshjen finale me Kosovën, prandaj gjen mënyra të instrumentalizimit të serbëve të Kosovës përmes…

Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on Saturday, November 5, 2022

Ndërsa deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj, duke komentuar zhvillimet e fundit pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës, ka thënë se kjo është dëshmi që ata nuk janë të interesuar që të ketë stabilitet në Kosovë.

Komente lidhur me situatën në veri dhanë edhe krerët e anëtarët e partive që s’arritën të zënë ulëse në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Limaj dhe Dardan Molliqaj.

Limaj tha se kryeministri Kurti duhet të heq dorë nga eksperimentet me të tashmen dhe të ardhmen e shtetit, nga politika populiste dhe konfliktuoze. Ai bëri thirrje që kryeministri t’i kthehet bashkëpunimit me ndërkombëtarët.

Me vëmendje jam duke i përcjellë zhvillimet e sotme në Veri të vendit. Shfrytëzoj rastin t’ju bëj thirrje serbëve të…

Posted by NISMA Socialdemokrate on Saturday, November 5, 2022

Ndërsa Molliqaj tha se jemi në prag të ndarjes etnike dhe Asociacionit.

Kujtimi më i mirë dhe nderimi më i madh që mund t’i bëhet jetës dhe aktivitetit politik të Astritit është angazhimi për…

Posted by Dardan Molliqaj on Saturday, November 5, 2022

E aktivisti i partisë që drejton Molliqaj, Frashër Krasniqi, ka përkrahur idenë e ripercaktimit të kufijve, të cilin dikur e kishe përkrahur edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka thënë se me këtë ide Kosova do ta përfitonte Luginën e Preshevës dhe njohjen nga Serbia, ndërsa sipas tij, tani me Albin Kurtin, Kosova po e humb veriun dhe serbët e integruar deri me tani.

ME RIPËRCAKTIM TË KUFIJVE:- E kishim fitu Luginën e Preshevës,- E kishim fitu njohjen,- E kishim fitu paqen.ME…

Posted by Frashër Krasniqi on Saturday, November 5, 2022

Ndryshe, e gjithë kjo ‘llugë’ u bë pasi më 1 nëntor Policia e Kosovës ka nisur të lëshojë letra qortuese për secilin shofer makine me targa të paligjshme serbe, që hyn apo del nga territori i Kosovës drejt Serbisë.

Llogaritet se janë rreth 10.000 automjete me targa që Kosova i konsideron të paligjshme dhe ato qarkullojnë kryesisht në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Plani i Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e tyre me targa RKS, do të zhvillohet në tri faza.

Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese.

Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

/GazetaSinjali/