Ministria e Shëndetësisë së Francës ka rikujtuar se Covid-19 nuk mund të përhapet nga mushkonjat, duke parë parasysh vlugun e lajmeve të rreme që po qarkullojnë në internet.
Institucioni shëndetësor francez, nëpërmjet rrjetit social Twitter më 8 mars kishte sqaruar se koronavirusi nuk mund të transmetohet përmes mushkonjave, meqë është virus respirator, shkruan Le Parisien.
Kështu, Ministria e Shëndetësisë e ka parë të arsyeshme t’ua rikujtojë qytetarëve se koronavirusi nuk mund të përhapet nga mushkonjat, shkruan mediumi francez.
“Koronavirusit është virus respirator, i cili mund të përhapet vetëm nëpërmjet spërklave dhe kontakti me duart e palara”, shkruhet në cicërimën e llogarisë zyrtare të MSH-së franceze në Twitter. /GazetaSinjali/