image Fatmir Limaj nuk mori pjesë në takimin LDK-VV

Kosovë

Zgjedhje/ Fatmir Limaj nuk mori pjesë në takimin LDK-VV

news image

Fatmir Limaj nuk ka qenë pjesë e takimit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nga Nisma Socialdemokrate kanë konfirmuar për Sinjalin se për kundër raportimeve të mediave lideri i kësaj partie Fatmir Limaj nuk ka qenë pjesë e këtij takimi.

Menjëherë, pasi LDK ka kandiduar Vjosa Osmanin për kryeministre të vendit në zgjedhjet e ardhshme, një takim mes saj, Isa Mustafës, Lutfi Hazirit si dhe një delegacioni të Vetëvendosjes në krye me Albin Kurtin ka qenë duke u mbajtur deri pak qaste më parë.

Ky takim ka përfunduar para pak qesteve, por askush nuk është deklaruar për media. Nuk dihet ende nëse kanë arritur ndonjë vendim në këtë takim. Besohet që temë diskutimi të ketë qenë koalicioni pasi anëtarët e këtyre partive kanë shprehur një dëshirë të tillë edhe publikisht./Sinjali/