image Veseli takon ish-të akuzuarin për ushtrim ndikimi

Kosovë

Veseli/ Veseli takon ish-të akuzuarin për ushtrim ndikimi

news image

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, tash e një kohë ka nisur fushatën parazgjedhore.

Këtë herë, pjesë kryesore e fushatës së tij, siç ka thënë ai, është lufta ndaj korrupsionit dhe nepotizmit. Megjithatë gjatë fushatës, ai së fundi ka takuar edhe një të dënuar me burg, shkruan Sinjali.

Kemajl Gashi nga Vushtrria, të cilin Veseli e përshëndeti për së afërmi, ishte dënuar me 7 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për shkak të ushtrimit të ndikimit për pranim të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë, por nuk dihet nëse Gjykata Apelit e ka vërtetuar apo jo këtë dënim.

Pavarësisht kësaj, fotografinë me Gashin, Veseli e ka publikuar në pozitën kryesore në Facebook.

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/pcb.1335547733287096/1335546649953871/?type=3&theater

Gashi me disa tjerë akuzoheshin se kishin marrë shuma të parave nga 4 mijë deri në 10 mijë euro për regjistrimin e studentëve në Fakultetin e Mjekësisë në UP dhe në atë të Edukimit. Sipas aktakuzës, ata kishin marrë shuma të mëdha parash për dhënien e provimeve kryesisht në Fakultetin Ekonomik.

Në korrik të vitit 2017, Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me burg Gashin dhe 11 të akuzuar tjerë për marrje e dhënie ryshfeti dhe ushtrim ndikimi. Megjithatë ky dënim nuk dihet nëse është vërtetuar nga Gjykata e Apelit.

“Me luftë të pakompromis kundër korrupsionit, ne do ta mbajmë rininë këtu”, kishte shkruar mes tjerash Veseli në postimin ku ishte edhe fotografia me Gashin. /Sinjali