Ramush Haradinaj, është duke punuar për realizimin e planin e tij të deklaruar edhe më herët publikisht për koalicion parazgjedhor me tri parti të tjera politike. Haradinaj gjatë ditës së djeshme ka nënshkruar marrëveshje për koalicion me PSD-në, ndërsa sot është takuar edhe me kryetarin e Nismës. Por me një parti tjetër, kreu i AAK-së nuk ka kontaktuar ende.
Kryeministri në largim kishte shprehur hapur dëshirën e tij që të krijohej një koalicion parazgjedhor mes AAK-së, PSD-së, Nismës dhe AKR-së. Deri më tani vetëm me AKR-në nuk ka pasur asnjë kontakt për koalicion parazgjedhor.
Gazeta Sinjali ka biseduar sot me koordinatorin e AKR-së, Vesel Makolli. Ai nuk ka përjashtuar si mundësi një koalicion të tillë, por ka thënë se kjo çështje duket larg realitetit. Ka thënë se ende nuk ka pasur ndonjë ftesë nga Haradinaj për kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin.
“Dëshira është tjetër dhe mundësia tjetër, ndoshta ka dëshirë edhe me neve, po ne kemi dëshirë dhe kemi vendos parimisht me e analizuar mirë dhe me shikuar vetëm interesin shtetëror. Është me rendësi që nëse do të ketë partneritet me pas bashkëpunim dhe fokus në programin ekonomik sepse ne kemi prioritet zhvillimin ekonomik”.
“Zyrtare jo, munden me u pa në vende publike dhe kur flitet mes tyre normalisht që do të flasin për politikë, por për ndonjë koalicion duhet të punojnë për të ardhur deri tek nënshkrimi”, ka thënë Makolli për Sinjalin.
Makolli nuk e ka përjashtuar asnjë parti politike për koalicion parazgjedhor. Thotë se parimisht nuk ka kundërshtim për një koalicion të tillë, nëse pajtohen për planin qeverisës.
“Nuk them që kemi pengesë, por nuk e di sa është reale. Sigurisht se në AKR do të mbështetës dhe kundërshtues të një çështje të tillë nëse veç ofrohet në tavolinë”.
“Unë mund të them se ka parti politike më të dëshirueshme dhe më pak të dëshirueshme, shembull tek PDK-ja mendojë se është e tepërt të përdoret termi vija të kuqe, por është më pak e dëshirueshme për neve”, ka deklaruar ai.
Makolli po ashtu gjatë bisedës ka lënë të nënkuptohet se AKR mund të heqë dorë nga posti i kryeministrit, në rast se pajtohet për çështje të tjera.
“Duhet me thënë realitetin shembull VV apo LDK me pas një kusht të tillë është normale. Ne mendojmë që i kemi njerëzit më të mirë, por kur nuk e ke bazën për këtë kusht dhe nuk ke numra është problem. Por mendojmë se duhet të ketë mirëkuptim dhe dikush me të thënë se duhet me qenë ky kandidati, pavarësisht partisë politike”.
“Nuk them që kemi pengesë, por nuk e di sa është reale. Sigurisht se në AKR do të mbështetës dhe kundërshtues të një çështje të tillë nëse veç ofrohet në tavolinë”.
Koordinatori i AKR-së ka shtuar se partia e tij nuk preferon të përdorë vija të kuqe ndaj askujt, thotë se me PDK-në do të ishte koalicioni më pak i dëshirueshmi i mundshëm.
“Unë mund të them se ka parti politike më të dëshirueshme dhe më pak të dëshirueshme, shembull tek PDK-ja mendojë se është e tepërt të përdoret termi vija të kuqe, por është më pak e dëshirueshme për neve”, ka deklaruar Makolli.
Kujtojmë se pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt, nga posti i kryeministrit për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale, ai kishte përmendur se do të preferonte një koalicion mes AAK-së, PSD-së, Nismës, dhe AKR-së.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka thirrur seancë për shpërndarjen e Kuvendit më 22 gusht./Sinjali/