Qendra tregtare në Prishtinë, “Albi Mall”, vazhdon të tërheq mjaftë vizitorë gjatë një dite. Por një qytetar ka lajmëruar se kjo qendër tregtare mund të jetë e rrezikshme për personat që nuk janë të kujdesshëm.
Përmes një postimi në Facebook, një qytetar ka njoftuar se një nga parmakët që gjendet në katet e larta të kësaj qendre tregtare, mund të jetë i rrezikshëm për klientët e kësaj qendre, e në veçanti për fëmijët.
“Mos u mbështetni pahiri në parmakët e ‘Albi Mall-it’. Ju kisha falënderuar shumë nëse i lajmëroni për ketë pronarët e kësaj qendre tregtare”, ka shkruar qytetari./Sinjali/