image "A je i Serbisë, a je i zanun peng"/ Haradinaj komenton deklaratat e Bislimit për arkivat e UÇK-së

Politikë

“A je i Serbisë, a je i zanun peng”/ Haradinaj komenton deklaratat e Bislimit për arkivat e UÇK-së

news image

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratat e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi rreth hapjes së arkivave të UÇK-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj ka thënë se Bislimi është dakorduar me ndërmjetësuesin e dialogut nga BE-ja, Miroslav Lajçak, që Kosova t’i hapë arkivat e UÇK-së.

Haradinaj deklaroi se deklarata e Bislimit buron nga ato të Kryeministrit Albin Kurti në Bruksel.

 “Kjo deklaratë buron, ose nisjen e ka nga deklarata e Kryeministrit Kurti në Bruksel, që kërkonte përballjen ose ballafaqimin dhe marrjen me krimet e luftës dhe kriminelët të luftës, të vendeve të Ballkanit, ku e vendoske në vend të barabartë Kosovës me Serbinë. Pra, ia dha Serbisë një sukses të pritur 22 vjet. Serbia lufton me qenë në pozitë të barabartë të deklaratave sa i përket krimeve të luftës ose asaj që ka ndodhur në luftë, e mos me pas diferencë me Kosovën si viktimë, e Serbia si kryese e krimeve”, ka deklaruar Haradinaj në Kanal 10.

I pari i AAK-së tha se kjo është arsyeja pse e kishte pyetur Kurtin në Kuvend “a je i Serbisë, a je i zënë peng”.

“Për këtë e kam pyetur në Parlament Kryeministrin Kurti “a je i Serbisë, a je i zanun peng”, se unë e kam ditur çka nënkupton ajo deklaratë, nuk bëhet me koincidencë, i kam ditur pasojat e saj, ja këto janë pasojat e para”, ka deklaruar Haradinaj. /Gazeta Sinjali/