image A janë përmbyllur bisedimet LDK-VV për koalicion, flet Kujtim Shala

Kosovë

Koalicionet/ A janë përmbyllur bisedimet LDK-VV për koalicion, flet Kujtim Shala

news image

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Kujtim Shala ka deklaruar se bisedimet për bashkëpunim parazgjedhor me Vetëvendosjen nuk kanë përfunduar ende. Ai ka thënë se këtë dy parti kohëve të fundit kanë arritur një bashkëpunim të mirë duke krijuar raporte mirëbesimi.   

“Në dy vitet e fundit ne si dy parti kemi bashkëpunu mirë. Kemi qenë opozitë e strukturuar sidomos në çështje tepër të rëndësishme që kanë krijuar raport mirëbësimi. Po tentojmë ende për marrëveshje bashkëpunimi për arritjen e një koalicioni parazgjedhor. Nuk është proces i mbyllur dhe po bisedojmë”, ka thënë Shala në një intervistë për televizionin publik.

Ai ka thënë se ende nuk ka dakordim për çështjen e kryeministrit, por shtoi se ka pritshmëri publike politike që këto dy parti të jenë bashkë.

“ “Nuk ka dakordim për cështjen themelore, që ka të bëjë me kandidatin për kryeministër sepse ne kemi kandidaten tonë për kryeministre, kjo cështje duhet të zgjidhet, kushti themelor është pranimi i Vjosa Osmanit për kryeministre”, tha Shala duke shtuar se kjo parti nuk do të lëshoj pe nga kjo çështje.

Sa i përket kandidaturës së Vjosa Osmanit për kryeministre të Republikës së Kosovës, Shala ka thënë se ajo e ka mbështetjen e plotë të partisë.  /Sinjali/