image A janë pajisur nxënësit e Luginës së Preshevës me tekste shkollore?

Kosovë

Tekste/ A janë pajisur nxënësit e Luginës së Preshevës me tekste shkollore?

news image

Nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës janë pajisur me libra në gjuhën shqipe për vitin e ri shkollor. Këtë e ka konfirmuar kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Arifi ka thënë se janë siguruar tekstet për disa lëndë mësimore.

“Sipas informatave të fundit janë siguruar tekstet mësimore si Abetarja, Dituri Natyrore, Arti Figurativ (kl.1-2-3), Gjuha Shqipe (kl.2 deri 8 si dhe për 4 vitet në shkollën e mesme). Ndërsa 18 komplete tjera nga shkencat natyrore janë gjithashtu të kryera, por do të distribohen nxënësve tonë, pasi të paguhet taksa e licensimit të këtyre librave e caktuar nga Ministria e Arsimit për shtëpinë botuese Albas nga Presheva”, ka shkruar Arifi.

Ai shtoi se kanë mbetur të sigurohen librat edhe për lëndën e historisë dhe gjeografisë.

“Sigurimi i teksteve shkollore të lartëpërmendur paraqet një zgjidhje gati të kompletuar, pasi tani mbeten vetëm të sigurohen librat në lëndën e historisë dhe gjeografisë të cilat duhen të jenë në përputhshmëri të plotë me historikun tonë Kombëtar Shqiptarë”, ka shkruar Arifi./Sinjali/