image A janë anuluar fluturimet, flasin nga Aeroporti i Prishtinës

Kosovë

A janë anuluar fluturimet, flasin nga Aeroporti i Prishtinës

news image

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, ka lëshuar një njoftim të fundit lidhur më gjendjen e krijuar pas lajmeve se greva e punëtorëve në këtë Aeroport i ka ndërprerë edhe fluturimet.

Përmes një njoftimi për media zëdhënësja e ANP “Adem Jashari”, Valentina Gara , ka thënë se fluturimet nuk janë ndërprerë.

“Miresisht informojme udhetaret tane se ANP ‘Adem Jashari’ nuk ka mbyllur operimet, por vazhdon te procesoje te gjitha fluturimet dhe udhetaret”, thuhet në njoftimin e Aeroportit. /Sinjali