image A është Serbia shteti i parë që do të hyjë në BE, Pallati Elysee nxjerr detajet nga telefonata Macron - Vuçiq

Rajon

A është Serbia shteti i parë që do të hyjë në BE, Pallati Elysee nxjerr detajet nga telefonata Macron – Vuçiq

news image

Të shtunën presidenca serbe doli me një njoftim që pretendonte se presidenti francez, Emmanuel Macron i tha Vuçiqit se Serbia është shteti i parë do t’i bashkohet BE-së. Mirëpo sot Pallati Elysee doli me një version tjetër rreth telefonatës Macron – Vuçiq.

“Presidenti Macron i ka dhënë mbështetje personale Presidentit Vuçiq për mënyrën se si po udhëheq Serbinë drejt së ardhmes. Me plot bindje, Presidenti Macron ka siguruar Presidentin Vuçiq se pavarësisht ndryshimeve gjeopolitike në Evropë dhe botë, Serbia mbetet shteti i parë për t’iu bashkuar BE-së”, u tha në një njoftim për media të lëshuar nga Presidenca serbe.

Ndërsa në njoftimin e Pallatit Elysee nuk u përmend një gjë e tillë, por thuhet se Macron e ka rikujtuar miqësinë franceze dhe përkrahjen personale për Serbinë.

“Presidenti i Republikës konsideron se lufta në Ukrainë kërkon që BE dhe të gjitha vendet afër saj, veçmas vendet si Serbia, që njihen si vende me perspektivë evropiane, t’i hulumtojnë bashkë rrugët dhe mjetet për t’i forcuar lidhjet duke ndërtuar të ardhmen për të gjithë evropianët. Lufta në Ukrainë duhet të jetë mundësi për afrim evropian. Presidenti i Republikës dhe homologu i tij serbe do të mbesin në kontakt të ngushtë”.

/GazetaSinjali/