image A është përgjigjur LDK ende ofertës së Albin Kurtit? – tregojnë nga VV

Kosovë

Zgjedhje/ A është përgjigjur LDK ende ofertës së Albin Kurtit? – tregojnë nga VV

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk i është përgjigjur ende ofertës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, në ofertën e tij për koalicion parazgjedhor, ku nga kandidatët mes tij dhe Vjosa Osmanit fitojnë më shumë vota të bëhet kryeministër, raporton Sinjali.

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu në një bisedë të shkurt me Sinjalin ka thënë se LDK i është përgjigjur ende ofertës së Kurtit. Ai ka thënë se nuk i është caktuar ndonjë afat kohorë për përgjigje.

“Jo deri tash nuk kemi pranuar ende ndonjë përgjigje. Nuk ka ndonjë afat kohor që i kemi caktuar e keni pa edhe ju letrën vetë dhe nuk ka ndonjë gjë të tillë”, ka deklaruar Aliu.

Më herët Sinjali ka kontaktuar edhe ish-deputetin nga LDK, Haxhi Avdyli, i cili ka konfirmuar se Isa Mustafa, Vjosa Osmani dhe nënkryetaret e LDK-së do të mblidhen për të diskutuar ofertën nga VV.

 “Kryetari i partisë, kandidatja për postin e kryeministres së Kosovës , nënkryetaret e partisë do të mblidhen dhe shumë shpejt do ta japin një përgjigje zyrtare bazuar në rrethanat që janë”, ka thënë Avdyli për Sinjalin.

Më tutje ai ka shprehur optimizmin e tij se dy partitë, LDK dhe VV mund të bashkëpunojnë për të mirën e vendit.

“Qëndrimi im personal ka pak rëndësi në këtë kontekst, por se çfarë qëndrimi do të merr udhëheqja që e përmenda më herët. Normalisht është momenti dhe ekziston vullneti i mirë tek dy partitë që të bëhet kthesa e madhe dhe besoj që do të bëhet një zgjidhje që është e mirë për të gjithë qytetarët dhe nuk do të jetë e bazuar aspak në gjëra partiake apo dhe interesa të tjera. Besoj që LDK në këtë drejtim i ka njerëzit shumë serioz që do të shqyrtojnë këtë kërkesë”, ka deklaruar Avdyli për Sinjalin.

Albin Kurti, lideri i VV-së më herët i ka bërë ofertë kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës për koalicion. Ka propozuar që të futen me listë të përbashkët, ndërsa kushdo që merr vota më shumë të bëhet kryeministër./Sinjali/