image A është noti shërim për shpinën? - flasin mjekët

A është noti shërim për shpinën? – flasin mjekët

news image

Nëse keni pasur njëherë ose më shumë dhimbje të shpinës apo dhe qafës , trupi juaj po ju sinjalizon të bëni kujdes për muskujt tuaj apo se po e s’forconi shumë shtyllën kurrizore , çka bën që disqet e saj të pësojnë dëmtime.

Falë  rritjes së diagnostikimit   mjekët konfirmojnë se  janë shtuar  herniet diskale lumbare dhe ato cervikale .Profesor Artur Xhumari   theksoi se këto sëmundje  janë gjenetike, por edhe profesionale. Pra lidhen me orët e gjata që qëndrojmë ulur apo në një pozicion të caktuar.

Mjeku i njohur neurokirug  thekson se herniet diskale dhe ato cervikale janë të shërueshme, por duhet që i sëmuri të ndryshojë stilin e jetës .Mjekët nuk duhet menjëherë të orientojnë pacientin drejt ndërhyrjes kirurgjikale .

Në rastet  e hernieve cervikale, por  dhe  ato lumbare nuk këshillohet vrap apo sporte të ndryshme, por vetëm noti.