image A është kjo ura më e frikshme në Amerikë

A është kjo ura më e frikshme në Amerikë

news image

Kjo mund të jetë ura më e frikshme në Amerikë. Ura e Chesapeake Bay në Maryland e lartë afro 200 metra në pjesë të caktuara dhe e gjatë 4.3-milje, për disa shoferë kalimi mbi urë është shndërruar në një makth të vërtetë.

Një shofere, Carolyn Casey, tha që një incident e la atë aq të frikësuar sa që pagoi një shofer që të drejtonte veturën për të kaluar urën.

“Ajo që ndodhi, pësova njëgoditje paniku. Shikimi im periferik u errësua”, tha ajo.

Për kalimin e urës përkujdeset një kompani e cila për 25 dollarë kryen shërbime të shoferit për ata që kanë frikë të vozisin mbi urë.