image A është ende në AAK? Përgjigjet Donika Kadaj-Bujupi

Politikë

A është ende në AAK? Përgjigjet Donika Kadaj-Bujupi

news image

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, është përfolur se ka dalë nga partia e Ramush Haradinajt, AAK-ja.

E ftuar sonte në “DPT te Fidani”, Kadaj-Bujupi u pyet nëse vazhdon të jetë në AAK.

Ajo tha se vazhdon të jetë në AAK, por që nga koha kur nuk e ka votuar Qeverinë Hoti, ka pasur ftohje të raporteve dhe nuk është ftuar në mbledhjet e Këshillit Drejtues të partisë, anipse në AAK është sekretare organizative.

“Jam në Aleancë dhe do të vazhdoj angazhimet e mia, përgjegjësitë që i kam marrë edhe në zgjedhjet e fundit. Qëndrueshmëria në politikë varet nga qytetarët dhe jo nga subjektet politike, kjo është e mira në gjithë këtë hallakamë që e kemi në politikë. Prej kur nuk e kam votuar Qeverinë Hoti, kam pas një ftohje të raporteve, nuk jam ftuar në mbledhjet e Këshillit Drejtues, kam kërkuar sqarime, por nuk kam marrë përgjigje”, pohoi Kadaj-Bujupi në T7, transmeton Gazeta Sinjali.

Tutje, ajo tha se nuk pendohet që nuk votoi pro Qeverisë Hoti. /Gazeta Sinjali/