Prona është një ndër asetet më të rëndësishme në jetën tonë. Blerja e pronës nuk ndodh shpesh, dhe për shumicën e njerëzve është blerja më e rëndësishme e jetës së tyre. Është investim i cili planifikohet që të luaj rrol të rëndësishëm në jetën e blerësit një kohë të gjatë në të ardhmen. Nëse është diçka aq e rëndësishme, pse nuk trajtohet ashtu?
E ardhmja asnjëherë nuk është e parashikueshme. Aksidentet ndodhin. Po ashtu ka dhe njerëz keqdashës që mund të dëmtojnë prona apo të vjedhin nga to. Nëse prona është diçka e rëndësishme ajo duhet gjithsesi të jetë e siguruar. Në të kundërtën, mirëqenia e saj vazhdimisht të brengos. Duke marrë parasysh se sigurimi i pronës gjithmonë kushton më pak se 1% e vlerës së saj, atëherë nuk ka logjikë të mos sigurohet prona.
Kompania e Sigurimit SCARDIAN momentalisht e ka ofertën më të mirë në treg për sigurim të pronës. Një ndër aksidentet më të shpeshta, që është vërshimi i ujit. Uji shumë lehtë dëmton pronën dhe pronat fqinje, për të cilat pronari ka përgjegjësi pasi që është shkaktar i dëmit.
Gjithashtu Scardian ofron mbulesë nga rreziqet tjera si p.sh. zjarri, stuhia, tërmeti, rrufeja, eksplodimi, rënia e drunjve, goditja e mjetit motorik, dhe rreziqe tjera të dëmeve të pronës. Me Scardian mund të përcaktohet një vlerë e pasurive, të cilat mbulohen në rast të vjedhjes së tyre.
Pronarët gjithashtu janë përgjegjës për mirëqenien e banorëve dhe mysafirëve në pronën E TYRE. Nëse dikush pëson aksident dhe lëndohet, atëherë pronari ndihet i obliguar të kompensojë të lënduarin. Edhe ky rrezik mund të mbulohet me sigurim të pronës ne Scardian.
Duke konsideruar se shumë patundshmëri në Kosovë janë blerë nga diaspora jonë, Scardian ka krijuar një produkt të sigurimit të pronës enkas për ta, për prona të pa banuara.
Brenga për pronën është shumë më e shtrenjtë se sa sigurimi i pronës. Nuk ia vlen që blerja më e rëndësishme e jetës të mos jetë e siguruar.