Me siguri e keni dëgjuar një milion herë nga miqtë, motra më e madhe dhe madje edhe mjekët: urinoni gjithmonë pas seksit, ose përndryshe jeni në rrezik për të marrë një infeksion urinar (UTI).
Por sipas Dr. Tanaka Dune, urogjinekologe, nuk ka asnjë provë konkrete shkencore se ekziston një lidhje domethënëse midis UTI-ve dhe nëse urinoni para ose pas marrëdhënies seksuale. Që do të thotë se ndërsa është krejtësisht në rregull nëse urinoni pas seksit, ka një shans të mirë që ky veprim të mos bëjë shumë, përveçse të lehtësojë fshikëzën tuaj.
Megjithatë, Dr. Dune thotë se ka disa gra që ndiejnë dëshirën për të urinuar pas seksit dhe duhet ta bëjnë këtë, ndërsa ka të tjera që mund të flenë rehat ose të rifillojnë çdo aktivitet pas seksit, pa urinuar. Nëse ndjeni dëshirën për urinim, duhet ta bëni patjetër.
Dr. Dune thotë se u sugjeron pacientëve të bëjnë atë që është më e rehatshme për to. Ajo këshillon gjithsesi që të gjithë të praktikojnë zakone të mira higjienike në përgjithësi pas marrëdhënieve seksuale. Dhe nëse për disa njerëz këtu përfshihet edhe urinimi, kjo është tërësisht e drejtë.
Ndërkohë, gjinekologë të tjerë vazhdojnë të këshillojnë urinimin pas seksit, duke shpjeguar se gjatë aktit seksual, mikrobet mund të vijnë në kontakt me traktin urinar, një vrimë e vogël pak mbi vaginë. Urinimi pas seksit ndihmon në largimin e këtyre mikrobeve. Ata thonë se “nëse nuk urinoni pas seksit, mund të merrni një infeksion të traktit urinar (UTI) – një gjendje lehtësisht e trajtueshme, por e dhimbshme.”
Dr. Tanaka Dune e kundërshton këtë të fundit.
Thënë këtë, ju mund të vazhdoni të urinoni direkt pas seksit, por nuk ka pse të ndiheni në faj edhe nëse ndonjëherë nuk e bëni.