image "A duhet të jetë dialogu me Serbinë prioritet i parë i qeverisë?", çfarë thonë qytetarët

Politikë

“A duhet të jetë dialogu me Serbinë prioritet i parë i qeverisë?”, çfarë thonë qytetarët

news image

Gazeta Sinjali më 19 shkurt përmes një sondazhi ka pyetur lexuesit se a duhet të jetë dialogu Kosovë-Serbi, prioriteti i parë i qeverisë së ardhshme. Në këtë sondazh janë përgjigjur 1 mijë e 13 respodentë dhe Sinjali ju sjell se cilin opsion kanë zgjedhur ata.

329 lexues apo 32% e tyre mendojnë se dialogu me Serbinë duhet të jetë prioriteti numër një i qeverisë që pritet të formohet së shpejti.

Derisa 684 të tjerë apo 68%, mendojnë se kjo çështje nuk duhet të jetë prioriteti më i rëndësishëm për ekzekutivin, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është 159422289_1182126878871817_4973860063034582932_n.png

Çështja e prioriteteve të Qeverisë së ardhshme që pritet të formohet nga partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje u ngrit në publik pasi lideri i këtij subjekti politik, Albin Kurti, pas fitores ka thënë se dialogu me Serbinë nuk është në mesin e prioriteteve kryesore të qeverisë që ai mëton ta udhëheqë.

Megjithatë pas takimit me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, Kurti deklaroi se nuk e mohon rëndësinë e dialogut me Serbinë, por shtoi se ai duhet të jetë i përgatitur mirë dhe i sinqertë.

Kurti tha se “nuk është në presion të kohës” dhe nuk dha datë se kur mund të rifillojë dialogu.

Kujtojmë se Lajçak ka deklaruar se procesi i dialogut mund të përmbyllet shpejt nëse palët kanë përkushtim dhe vullnet për një gjë të tillë, brenda mandatit të qeverisë së re. Qëllimi i vazhdimit të dialogut është arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme, që synim final ka normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura ndërmjet dy vendeve.

/GazetaSinjali/